![Mot i kthjellët dhe me vranësira gjatë pasdites, temperaturat shkojnë deri në 21 gradë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/640-0-moti-1676555678.jpg)
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites.
Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.
Advertisement
Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 17°C, në zonat e ulëta -3 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 0 deri 21°C./vizionplus.tv