Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” e pranverës me plot ditë me diell, por në fund të saj rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës.
Në këtë mënyrë, për ditën e hënë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.