Moti i keq në Shqipëri, reshjet e shiut “përmbytin” qytetin e Vlorës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq në Shqipëri, reshjet e shiut “përmbytin” qytetin e Vlorës

Reshjet e rëna me intensitet të lartë kanë sjellë disa problematika në rrugët e qytetit të Vlorës.

Një nga rrugët që përmbytet sa herë ka reshje shiu është rruga”Hasan Kushta”, e cila edhe këtë të diel është përmbytur totalisht dhe drejuesit e automjeteve po hasin veshtirësi.

Teksa në jug të vendit kanë nisur reshjet e shiut, veriu i Shqipërisë është veshur me të bardha. Reshjet e dëborës kanë nisur që prej mëngjesit sot dhe pritete të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Advertisement

Temperaturat gjatë kësaj fundjave shkuan deri në 0 gradë celcius, duke bërë që qytetarët tu rikthehen rrobave të dimrit.n Vizion Plus mëson së në rrugën Bogë-Theth kanë nisur reshje debore, të cilat parashikohet të vazhdojne gjatë gjithë ditës.

Mjetet dhe punonjësit po punojnë dhe rruga është hapur. Qarkullimi drejt kësaj pike turistike kryhet me goma dimërore. Drejtuesit e mjeteve këshillohet të ndjekin udhëzimet e policisë. Reshje të dendura debore kanë perfshirë edhe rrethin e Pukës./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy