Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Kapiteneria e Vlorës ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Kjo për shkak të erës së fortë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi 10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era është intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë.

Sipas kapitenerisë së portit Vlorë  vijon normalisht lundrimi për tragetet e linjës me Italinë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy