Moti i keq/ Qarku i Korçës probleme me energjinë elektrike, disa fshatra mbeten në errësirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq/ Qarku i Korçës probleme me energjinë elektrike, disa fshatra mbeten në errësirë

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona të qarkut të Korçës.

 

Burimet zyrtare pranë Shtabit të Emergjencave Civile në Prefekturën e Korçës, bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa fshatra të bashkisë së Kolonjës, përfshi këtu edhe ato të Leskovikut, kryesisht në ato të zonave malore.

 

Advertisement

Shkak për mungesën e energjisë, sipas kësaj zyre janë bërë erërat e forta të pasdites së djeshme si dhe rrjeti i amortizuar në këto fshatra të thella malore. I njëjti burim tha se probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike ka pasur edhe në fshatra të njësisë administrative Gorë në bashkinë e Maliqit, si dhe në dy njësitë administrative Proptisht e Velçan të bashkisë së Pogradecit.

 

Probleme me energjinë elektrike për shkak të stuhisë së një dite më parë ka pasur edhe në fshatrat Shtyllë dhe Panarit të njësisë administrative Vithkuq, bashkia Korçë. Shkëputje të herpashershme të energjisë elektrike mësohet të ketë pasur edhe në fshatra të fushës së Maliqit, por edhe asaj të Devollit.

 

Advertisement

Zyra e emergjencave civile pranë prefekturës së Korçës ka bërë të ditur se grupe të shumta të OSHEE-së janë duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike në të gjitha këto fshatra.

 

Kjo zyrë nuk raporton për probleme të tjera në qarkun e Korçës, përfshi edhe fshatrat e zonave të thella malore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy