Moti i keq, shtyhen me 6 orë nisja e trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq, shtyhen me 6 orë nisja e trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi

Moti i keq ka bërë që autoritetet portuale të shtyjnë me 6 orë nisjen e trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi.

Sipas një njoftimi, raportohet se tragetet Durrës-Bari-Durrës dhe anasjelltas do të nisen nga portet respektive nesër, në orën 06:00. Ndërsa trageti Ankona-Durrës operon normalisht dhe pritet të mbërrije në Durrës nesër rreth orës 10:00.

Shtyrje të udhëtimit do të ketë edhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ku do të niset nga porti Vlorës nesës në orën 14:00.

Ndërsa tragetet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë do të operojnë normalisht.

Advertisement

“Si rezultat i perkeqesimit  te kushteve meteorologjike DPD njofton se:

🔴Tragetet e linjes Durres-Bari-Durres dhe anasjelltas do te nisen nga portet respektive neser date 11.02.2024 ora 06:00.

🟢Trageti Ankona-Durre operon normalisht dhe pritet te mberrije ne Durres neser rreth ores 10:00

🔴Trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore do te niset nga porti Vlore neser date 11.02.2024 ora 14:00.

Advertisement

🟢Tragetet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande do te operojne normalisht.

🔷Agjensite respektive te marrin masa per njoftimin e pasagjereve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy