Moti për ditën e diel, 9 maj 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti për ditën e diel, 9 maj 2021

Ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e msave ajrore të qendrueshme. Moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare, këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

 

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në det i forcës 2 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe rritje në mesditë nga 7 gradë deri në 30 gradë  Celcius.

 

Advertisement

Rajoni i Ballkanit per ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik,  që do të sjellë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore të tij.

 

Europa Qendrore ajo Lindore dhe brigjet e Egjeut pritet të ndikohen nga depërtimi i masave ajrore të qendrueshme, të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy