Moti për ditën e premte, 15 janar 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti për ditën e premte, 15 janar 2021
Moti ditën e premte nis i vranët dhe prej mëngjesit drejt kthjellimit në zonat bregdetare dhe të ulta. Në mbrëmje sërish mot i vranët. Në zonat malore moti mbetet me vranësira. Reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme deri në orët e para të mëngjesit e më tej ndërpriten në të gjithë vendin për tu rikthyer në mbrëmje në jug, juglindje e lindje në lartësitë mbi 300m.
Era do të fryjë nga verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë kryesisht në Jon. Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6°C deri në 1°C
zonat e ulta -1°C deri në 8°C
zonat bregdetare 1°C deri në 10°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy