Moti për ditën e premte, 8 janar 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti për ditën e premte, 8 janar 2021
Dita e premte do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Në orët e para të 24-orëshit e deri në mesdite në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit reshje shiu me intensitet deri të lartë, hera-herës reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 600 metër reshje në formën e dëborës. Mjegull e dendur në orët e mengjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 5°C deri në 10°C
vendet e ulëta 10°C deri në 16°C
vendet bregdetare 10°C deri në 16°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy