Moti sot/ Temperatura të larta, pasdite me vranësira dhe shi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti sot/ Temperatura të larta, pasdite me vranësira dhe shi

Kjo e premtje do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme.

 

Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave.

 

Advertisement

 

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 8m/sek. Valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:    në zona malore 16 deri 32°C , në zona e ulëta 17 deri 35°C    dhe në zona bregdetare 17 deri 34°C

Advertisement

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave.

Sa i përket Kontinentit Europian, Europa Veriore ajo Lindore do të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Ndërsa pjesa tjetër e kontinetit pritet të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy