Motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin në oborrin e shtëpisë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin në oborrin e shtëpisë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Korçë- Ngjarje e rëndë në lagjen 4 të qytetit, një fëmijë 2 vjeçar i gjinisë mashkull ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës. Motorri i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg, raporton gazetari Tonin Frroku.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy