Muaji nis me reshje shiu, parashikimi i motit për sot, 1 mars 2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muaji nis me reshje shiu, parashikimi i motit për sot, 1 mars 2023

Këtë të premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpasherëshme me diell.

Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Advertisement

në zona malore 6 deri 14°C

në zona e ulëta 7 deri 20 °C

në zona bregdetare 9 deri 20°C

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy