Mungojnë mjekët specialist, spitalet rajonale në vështirësi, shkak emigrimi i bluzave të bardha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mungojnë mjekët specialist, spitalet rajonale në vështirësi, shkak emigrimi i bluzave të bardha

Mungesa e mjekëve specialistë në spitalet rajonale dhe bashkiake vijon të mbetet shqetësuese. Në përgjithësi, specialitetet kryesore janë të mbuluara në shumicën e rretheve, megjithatë problem vërehen herë pas here në fusha si neonatologjia apo urgjenca, ku nevoja për specialistë është ende e lartë.

Në spitalin rajonal të Dibrës, mungojnë dy mjekë specialist: dermatologu dhe ortopedi.

Situata paraqitet më shqetësuese në Bulqizë. Në këtë spital, që dikur ofronte pothuajse të gjitha shërbimet, sot mungojnë mjekët kirurgë, kardiologë, otorinolaringologë, okulistë dhe obstetërgjinekologë. Si pasojë, spitali funksionon kryesisht për raste urgjente, ndërsa pacientët detyrohen të udhëtojnë drejt Dibrës, Burrelit apo Tiranës për të marrë trajtim të specializuar.

Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në mungesën e mjekëve specialistë është emigrimi i tyre masiv drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane. Vetëm gjatë vitit 2023, 147 mjekë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë, nga të cilët 18 kanë qenë specialistë.

Advertisement

Vitin e kaluar janë larguar 29 mjekë specialistë, ndërsa vetëm në gjashtëmujorin e parë të 2025-ës, 19 mjekë të tjerë kanë kërkuar të ushtrojnë profesionin jashtë vendit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy