“Na jepni shpërblimin e fundvitit”, mësuesit protestë para ministrisë së Arsimit: Të dyfishohen pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Na jepni shpërblimin e fundvitit”, mësuesit protestë para ministrisë së Arsimit: Të dyfishohen pagat

Sot, 1 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Pikërisht në këtë ditë, e cila në gjithë botën është ditë proteste, arsimtarët janë mbledhur para ministrisë së Arsimit për të kërkuar paga më cilësore. Me pankartat në duar “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Ata përmendin pagën si shkakun kryesor që kërkesa e studentëve që zgjedhin mësuesinë është e ulët.

“Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar”, tha një përfaqësues.

Ata i kanë kërkuar kreut të qeverisë, Edi Rama që të mbajë premtimin dhe buxheti për arsimin të jetë 5% e prodhimit të brendshëm bruto.

Advertisement

“Ne kemi kërkuar që kryeministri të mbajë premtimin që buxheti për arsimin do jetë 5% e PBB. Kjo duhet zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, s’mund të ketë infrastrukturë, s’mund të ketë SMIP pa trajnuar mësuesit, s’mund të ketë laboratorë pa rritur buxhetin. Nëse s’do jetë 5% e PBB s’mund të ketë rritje pagash. Ne kërkojmë që profesioni i mësuesit të jetë i dëshiruar nga të rinjtë. Pa arsim cilësor s’mund të ketë të ardhme ky vend”, tha një përfaqësues i Sindikatës.  

Gjithashtu ata kërkuan shpërblim në fund të vitit, ndërsa ngritën edhe shqetësimin për mbulimin e kostove të transportit.

“E kemi përmirësuar udhëzimi për mbulimin e transportit, por mos të harrojmë se shuma që mësuesit paguajnë çdo ditë nuk përputhet me atë që i kompensohet. Pagesa përgjatë verës nuk jepet edhe përse mësuesit kërkohen për të plotësuar dokumentacionin. Një buxhet i domosdoshëm për shpërblimin e mësuesit në fund të vitit”, thanë mësuesit./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy