Na kopjuan, pandemia, mafia: 3 pikat më qesharake të analizës së Albin Kurtit për humbjen spektakolare të zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Na kopjuan, pandemia, mafia: 3 pikat më qesharake të analizës së Albin Kurtit për humbjen spektakolare të zgjedhjeve

Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, pikë çuditëse, ka bërë një elaborim mjaft të mangët të arsyeve pse i humbën Zgjedhjet Lokale në Kosovë. Periskopi ka përmbledhur tri prej pikave më qesharake të këtij reagimi.

Kjo parti politike po humbet gjithnjë e më shumë mbështetjen, si pasojë e qeverisjes së dobët që nuk solli kurrfarë ndryshimi në Kosovë.

Por, duket se në vend që t’i lënë fajin vetes ata në mënyrë qesharake kanë bërë një analizë të shpërqendruar dhe që duket si të jetë e shkruar nga ndonjë komedian.

VV ndërron mendje brenda një paragrafi

Advertisement

Për rezultatin i japin tri konstatime të ndryshme, dhe e ndërrojnë mendimin brenda një paragrafi të vetëm: “Është mirë”, pasohet me “nuk është mjaft” dhe në fjalinë e fundit thuhet “nuk është rezultat i kënaqshëm për ne”.

“Katër komunat e fituara dhe 194 asambleistë nëpër komuna është mirë por nuk është mjaft. Numri i komunave nuk është rezultat i kënaqshëm për ne.”

Siç mund të shihet, ai që ka shkruar këtë ‘analizë’, pra Albin Kurti, e ndërron mendimin brenda dy fjalive për rezultatin zgjedhor. “Është mirë” dhe “nuk është rezultat i kënaqshëm” kundërshtohen ashiqare me njëra-tjetrën. Është njësoj si të thuhet “është mirë” dhe menjëherë më pas “s’është mirë”.

Po na kopjojnë

Advertisement

Kjo parti politike, pra Albin Kurti, po ashtu ka deklaruar se subjektet e tjera politike po ia kopjojnë “metodat”.

“Sot të gjitha subjektet politike po na kopjojnë. Por na kopjojnë në metodat tona.” – shkruhet.

VV nuk ka treguar se cilat janë metodat të cilat po ia kopjojnë partitë e tjera politike. Profilet e rreme? Gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit?

Advertisement

Por në anën tjetër, kjo parti nuk tregon se ka adaptuar Aferën Pronto si metodologji të qeverisjes së saj.

Çlirimi

Dhe ‘gafa’ e bërë nga kryetari i ri i Shtimes nga Vetëvendosje, emri i të cilit nuk po na kujtohet për momentin, se Shtimja u çlirua pas 22 vitesh del të mos ketë qenë tamam gafë.

Përsëri Vetëvendosja e Albinit ka folur për çlirimin.

Advertisement

“Çlirimi ende nuk është arritur e ne duhet të luftojmë për këtë,” – është shprehur kjo parti politike.

Në fakt, Kosova është çliruar në vitin 1999 derisa nga korrupsioni krejtësisht nuk do të çlirohet asnjëherë duke qenë një shtet liberal që respekton të drejtat dhe liritë themelore njerëzore, ashtu si vendet e tjera me organizim të ngjashëm politik.

Kjo parti po ashtu bën thirrje për “vetëkritikë” derisa thekson “mungesën e optimizmit në veprim”, mungesën e “kandidateve gra” dhe pandeminë që i ndaloi tubimet e mëdha dhe të mesme.

Statusi i plotë:

Advertisement

Angazhimi është i përhershëm, mësimet janë të vlefshme

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të gjatë për ta analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situatën politike e gjithashtu është mbajtur një mbledhje me të gjitha qendrat e Lëvizjes. Katër komunat e fituara dhe 194 asambleistë nëpër komuna është mirë por nuk është mjaft. Numri i komunave nuk është rezultat i kënaqshëm për ne.

Analiza jonë do të vazhdojë por tashmë për disa gjëra kanë dalë nga diskutimi ynë i përbashkët. E para është vetëkritika. Kemi hapësirë e nevojë për një gjë të tillë. Nuk jemi përgjigjur sipas nevojës e pritjes popullore. Diku kemi qenë shumë larg e diku kemi qenë shumë afër fitores. Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim. Nuk i kemi shtyrë limitet e vetëvetes. Megjithëse jemi përpjekur. Nuk flasim për dhjetëra por qindra janë aktivitetet e secilës Qendër tonë. Niveli i tretë organizativ ka kordinuar 1054 vizita kurse nga vetë Qendrat janë organizaur shumë më shumë se kaq aktivitete. Disa prej tyre ku raportet janë të gatshme i kapin këto shifra: Gjilani 403 aktivitete, Gjakova 440, Dardana 620, Rahoveci 470, Besiana 398, Shtimja 324. Të gjitha fshatrat e lagjet sigurisht që janë vizituar por duhej edhe nënlagjet edhe komunitetet e ndryshme, derisa programi ynë të arrinte te secili e secila qytetare. Kemi kontaktuar e organizuar vizita edhe në mërgatë, në Zvicër e Gjermani me kandidatët Alban Hyseni dhe Mimoza Kusari. Jemi mirënjohës për secilën votë të nisur nga mërgata që janë gjithsejt 790.

Një mosrealizim i synimit tonë është fakti që kishim vetëm dy gra kandidate për kryetare. Sidoqoftë, komunikimi dhe vëmendja jonë ishte tek gratë e vajzat. Vetëm në periudhën e balotazhit janë organizuar 93 aktivitete të veçanta me gra e vajza duke llogaritur që pothuajse në të gjitha aktivitetet e tjera ka pasur pjesëmarrje të grave por jo në nivele të barabarta me pjesëmarrësit burra.

Advertisement

Pandemia ndërkaq, ka goditur mjetin tonë të veprimit e komunikimit me njëri – tjetrin e qytetarët: tubimet e mesme e të mëdha. Nuk kemi mundur ta përdorim këtë mjet e gjithashtu nuk kemi gjetur një zëvendësim efikas për këtë.

Tash, të rëndësishme janë mesazhet që qytetarët na i kanë dërguar. Këto zgjedhje kanë qenë mësim për ne. Pranojmë të nxjerrim mësime sepse politika është shkolla jonë e përhershme. Ne kemi qenë të papërsosur kundrejt bashkimit të përkryer të kapitalit. Ata të gjithë u bashkuan sepse sot bashkë ruajnë kapitalin. Garojnë në pasuri dhe bashkohen në politikë. Në të dyjat u pengon VETËVENDOSJA!. Andaj e luftuan bashkë. Edhe heshturazi edhe zhurmshëm. Ata nuk kanë ndryshuar. Kanë mbajtur veç zgjedhjet e tyre të brendshme por janë të njëjtë për së jashtmi. Për qytetarët mbesin të njëjtë. Meqë sot nuk mund ta zhvillojnë korrupsionin prej kateve të ndryshme qeveritare ata po duan të provojnë nëpër komunat e ndryshme të qyteteve. Prej lartë, po duan ta zbresin më poshtë. Aty është edhe më i dëmshëm. I prek e gjymton edhe më shumë jetët e qyetarëve. Kryesisht nëpërmjet mafisë së ndërtimit. Këtu do të jetë lufta jonë dhe duhet të jemi syçelë.

Sot të gjitha subjektet politike po na kopjojnë. Por na kopjojnë në metodat tona. Ata po duan të fitojnë si ne por jo të bëhen si ne. Ky është thelbi. Ne nuk kemi fituar sepse kemi protestuar por sepse kemi pasur të drejtë. Ne nuk jemi të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit për metodat tona por për kauzat tona. Andaj, ata janë në sinkron në deklarata, në metoda dhe në rreshtim. Ata e kanë pasion pushtetin, ne politikën.

Çlirimi ende nuk është arritur e ne duhet të luftojmë për këtë. Lufta jonë është më e gjatë. Ne as nuk lodhemi, as nuk dorëzohemi. Kosova është shumë e vlefshme për t’ua lënë në duart e stërvitura për korrupsion. Urojmë më të mirën për Kosovën dhe për komunat. Qofshin ndryshime estetike apo më përmbajtësore, në pastë të tilla do t’i përgëzojmë e shijojmë. Në mungofshin do t’i kërkojmë.

Advertisement

Shpresa jonë është e madhe. Sepse aktiviteti ynë është i përhershëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy