“Na rrethuan me dron dhe snajper, ishte tmerr”/ Fqinjët e Dumanit rrëfejnë momentin e arrestimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Na rrethuan me dron dhe snajper, ishte tmerr”/ Fqinjët e Dumanit rrëfejnë momentin e arrestimit

Në katin e katërt të këtij pallati 8-katësh në lagjen Apolonia në Fier fshihej  i shumëkërkuari Nuredin Dumani.

 

Ai qëndronte aty prej dy javësh. Banesa vijon të ruhet nga dy punonjës policie.

 

Advertisement

Kjo pasi agjentët po mbledhin prova të tjera që nund të çojnë në zbardhje të ngjarjeve të tjera kriminale.

 

Një ditë pas arestimit, fqinjët rrëfejnë momentet e operacionit të policisë. Ata thonë se u përfshinë nga paniku pasi nuk po kuptonin se çfarë po ndodhte.

 

Advertisement

 

Mbrëmë pash policinë rreth e përqark me dron dhe me snajper , zhurma te shumta. Ka pasur goditje të dyerve por nuk dihej se nga vinte . Kishim frike të dilnim, ngelëm brenda .

 

Fqinjët tregojnë se Dumani bashkëjetonte me një vajzë nga Kosova, por nuk dilnin shpesh nga banesa.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy