Nafta, 245 lekë deri në 1 prill/ Shtrenjtohet çmimi i gazit, ndërsa benzina nuk ndryshon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nafta, 245 lekë deri në 1 prill/  Shtrenjtohet çmimi i gazit, ndërsa benzina nuk ndryshon

Çmimi i karburanteve vijon të shënojë rritje ditë pas dite. Mëngjesin e kësaj të shtune hyri në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës, i cili vendosi që deri në datën 1 prill çmimi i naftës do të jetë 245 lekë nga 233 që ishte më parë.

 

Ndërsa për benzinën çmimi i pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

 

Advertisement

Por për herë të parë në dy javët e fundit, rritje të ndjeshme ka shënuar çmimi i gazit që po tregtohet me 110 lekë për litër, një nivel rekord ky, nga 93 lekë që ishte në rishikimin e fundit.

 

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve.

 

Advertisement

Atyre tashmë u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kostoja shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

 

Deri më tani, qeveria ka refuzuar të ndërhyjë në sistemin e taksave të karburanteve, duke hartuar nga ana tjetër vetëm një paketë të rezistencës sociale. Ajo parashikon edhe rimbursimin e operatorëve të transportit urban, që të mos rrisin çmimin e biletës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy