Nafta ulet sërish, gazi nuk ndryshon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nafta ulet sërish, gazi nuk ndryshon

Çmimi i naftës në vend pësoi këtë të mërkurë një tjetër ulje. Bordi i transparencës së çmimeve në këtë sektor njoftoi se nga e mërkura deri të hënën nafta do të tregtohet me 203 lekë për litër, ndërsa benzina me 206 lekë.

 

I pandryshuar ka mbetur çmimi i gazit të lëngshëm, i cili prej ditësh është fiksuar në 93 lekë për litër.

 

Advertisement

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në datën 21 mars. Pas kësaj date, bordi do të mblidhet sërish për të parë ecurinë e mëtejshme.

 

Rënia e çmimeve vjen si tendencë e uljes së këtij produkti edhe në tregjet ndërkombëtare, ku fuçia tashmë shitet nën 100 dollarë.

 

Advertisement

Por një tjetër efekt është edhe fakti që edhe qeveria ka më në fokus këtë treg nëpërmjet bordit të monitorimit.

 

Çmimi naftës arriti rekord një javë më parë duke kapur nivele prej 260 lekë, por që nga e enjtja e kaluar filloi tendenca rënëse për të arritur tashmë në 203 lekë.

 

Advertisement

Bordi i kujton operatorëve në treg se çmimet janë të detyrueshme për të zbatuar, si nga operatorët e shumicës, por edhe nga pikat e tregtimit me pakicë.

 

Akti normativ i miratuar parashikon edhe penalitet nga 2 deri në 10 milion lekë në rast mos zbatimi të këtyre çmimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy