Naftë pa taksa për fermerët/ Nis ndarja e kartave, karburant dyfish më i lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Naftë pa taksa për fermerët/ Nis ndarja e kartave, karburant dyfish më i lirë

Kujtim Lamthi është fermeri i parë nga Shkodra që përfitoi kartën e naftës pa taksa në bujqësi, raporton Vizion Plus.

 

Tashmë ai ka të drejtë të tërheqë sasinë e karburantit të përllogaritur. Por ai e ka dhe një kërkesë për ministren e bujqësisë.

 

Advertisement

Kjo skemë ka nevojë që të nxisë më shumë kontrata që duhet të lidhen për ujitjen e tokës.

 

 

Ministrja e bujqësisë Milva Ekonomi tha se skemës së karburantit pa taska do t’i vijnë në mbështetje edhe dy skema të reja që do të nisin në muajin mars.

Advertisement

 

Ju e dini që në Mars ne hapim skemën mbështetëse kombëtare dhe paralalelisht do bëjmë maksimumin e zgjerimit të sipërfaqes së tokës që nevojitet për ujitje-tha ministrja.

 

 

Advertisement

Por skema e karburanti pa taksa ka ngjallur interesin e fermerëve, të cilët kanë nxituar të hapin një nipt të ri.

 

 

Janë mbi 6mijë nipte te reja që janë hapur këtë muaj. Ky është fakt konkret që lidhet me interesin për aplikim, ndërsa kushti vetëm janë dokumentimi I pronës. –thotë Irfan Tarelli, drejtor i politikave në MB.   

Advertisement

 

 

Por në datën 25 shkurt mbyllet afati i aplikimit për të përfituar kartën. Të dhënat tregojnë se kanë plotësuar dosjen 14 mijë fermerë, ndërsa potenciali është për rreth 50 mijë të tillë. Burime I thanë Vizion Plus se procesi do të shtyhet me rreth një muaj, për ti dhënë mundësi fermerëve që të aplikojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy