Nano nga Dibra: Çdo polic që dhunon qytetarët do të përballet me ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nano nga Dibra: Çdo polic që dhunon qytetarët do të përballet me ligjin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ishte në Dibër në kuadër të analizës së punës së policisë në të gjithë vendin.

 

Nano u pyet për sjelljet jo të mira të efektivëve të policisë ndaj qytetarëve. Ai tha se ndaj çdo individi të tillë do të merren masa. Në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit duke iu referuar disa vrasjeve të bujshme, Nano u shpreh se po kryhen hetime të rëndësishme dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.

 

Advertisement

“Që prej marrjes së detyrës jam shprehur qartë për një qasje tjetër në raport me qytetarët. Jam i vendosur që për çdo sjellë të pahijshme të merren masat ndaj efektivëve. Unë jam për një polici profesionale dhe me aftësi kundër kriminalitetit. Dua të sqaroj shumë shkurt se jemi duke zhvilluar hetime të rëndësishme për të cilat do kemi rezultatet në kohën kur duhet të jepen këto rezultate. Policia është e angazhuar për çuarjen deri në fund të këtyre hetimeve.

Lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë disa arsye kur kryhen. Për këtë merret mendim dhe analizohen të gjitha të dhënat. Policia e Shtetit vepron bazuar në kompetencën dhe bazuar në objektin e punës që ka. Detyra jonë është të kapim të gjithë personat që mbajnë armë pa leje. Vendime të tjera nuk i takojnë policisë”, u shpreh Nano.

 

Ai shtoi se synohet që në vend të kemi një polici europiane por nënvizoi se kjo nuk mund të arrihet për 1 ose 2 ditë.

Advertisement

 

“Po synojmë të kemi një polici europiane. Kjo nuk bëhet as për një ditë as për dy ditë. Angazhimi është maksimal si nga qeveria për të pasur një polici me më shumë mbështetje sa i përket trajtimit financiar. Ashtu edhe me teknologji për të dominuar të gjithë territorin dhe marrjen e informacioneve”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy