Ndahen çmimet e Letërsisë, vlerësohen Artan Fuga, Persida Asllani, Flutura Açka dhe Bardhyl Londo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahen çmimet e Letërsisë, vlerësohen Artan Fuga, Persida Asllani, Flutura Açka dhe Bardhyl Londo

Janë ndarë këtë të hënë çmimet Kombëtare të Letërsisë 2020. Fituesit u shpallën ndërmjet pesë kandidaturave për çdo kategori, që u përzgjodhën nga juria e kryesuar nga kryetari Mehmet Kraja.

 

MEHMET KRAJA

KRYETAR I JURISE

Advertisement

“Isha i vetëdijshëm për përgjegjësinë sikundër isha i vetëdijshëm për çfarë çmimesh bëhet fjalë, juria është faktori më i paçmuar në një proces vlerësimi. Çmimet letrare çfarëdo që të jenë nuk e bëjnë letërsinë, as nuk vendosin hierarkinë e vendit, janë vetëm një mjet ndihmës për popullarizimin e veprës letrare dhe një ndihmesë sado e voglës  që letërsia të bëjë një hap përpara ën rrugën e vështirë të letërsisë.”

 

 

Çmimi për veprën më të mirë eseistike studimore ju dha studiuesit Artan Fuga me veprën “Origjinat”, ndërsa për letërsinë më të mirë për fëmijë u vlerësua shkrimtarja Persida Asllani me botimin “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”.

Advertisement

 

PERSIDA ASLLANI

AUTORE

 

Advertisement

“Është emocion i madh. Ishte moment i bukur dhe kur më përzgjodhën ndër dhjetë e më pas ndër pesë kandidaturat. Sigurisht që nuk ka më bukur sesa kur merr një çmim që e konsideroj si një shtyrje për lexim ashtu sikurse kam shkruar dhe librin në besimin e plotë për mrekullinë e leximit fëmijëror.”

 

Bardhyl Londo mori cmim për vëllimin më të mirë poetik, me “Prillin e hidhur”, ndërkohë që vlerësimi për prozë më të mirë ju dha romanit “Biri” të Flutura Açkës.

 

Advertisement

Përkthimin më të mirë këtë vit e fitoi përkthyesi Granit Zela me veprën “Lepur vrapo” të autorit John Updike.

 

E veçanta e këtij edicioni ishte dhënia për herë të parë e çmimit honorifik “Muza” në nder të autorëve që kanë ndërruar jetë, dhe ky vlerësim shkoi për autorin Petrit Ruka me veprën e tij “Andej baltë këtej erë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy