Ndahen me short 221 banesa të reja në Fushë-Krujë për të dëmtuarit nga tërmeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahen me short 221 banesa të reja në Fushë-Krujë për të dëmtuarit nga tërmeti

221 banesa të reja u ndanë këtë të enjte për familjet e Fushë-Krujës që u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

 

Përzgjedhja u bë me short në ambientet e nje shkolle 9-vjeçare. Çdo anëtar familjeje pasi u regjistrua në komisionin e posaçëm të ngritur nga autoritetet, tërhoqi një gogël, e cila përcaktonte katin apo numrin e banesës që përfitonte.

 

Advertisement

Vet banorët u shprehën të kënaqur me procesin.

 

Flasin banorët përfitues:

 

Advertisement

Jam përfitues i një shtëpie 2+1.  Jam shumë i kënaqur  me procesin e ndarjes.

 

Përfitova një shtëpi 2+1. Falenderoj qeverine, Zotin Rama në vecanti. Jemi shume falenderues.

 

Advertisement

Kemi gati 2 vjet që po presim se ku do marrim shtëpi. Jam i kënaqur me këtë lloj mënyre si u be i gjithe procesi i ndarjes.

 

Në total u shpërndanë 124 shtëpi individuale dhe 97 apartamente, të cilat janë në përfundim e sipër. Çelësat të gjitha familjeve të kësaj zone do u dorëzohen pas datës 20 nëntor.

 

Advertisement

Një ditë më parë, ishin banorët e Bubqit ata që përfituan banesa të reja.

 

I njëjti proces, përmes shortit, pritet të vijojë edhe me banorët e Thumanës si dhe ata në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy