minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndahen dhjetëra banesa dhe apartamente për të dëmtuarit nga tërmeti në Bubq - Struga.info


Ndahen dhjetëra banesa dhe apartamente për të dëmtuarit nga tërmeti në Bubq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahen dhjetëra banesa dhe apartamente për të dëmtuarit nga tërmeti në Bubq

Pas afro dy vitesh pritjeje për shkak të tërmetit tragjik te 26 nëntorit, banorët e Bubqit do të hyjnë në banesa të reja.

 

77 shtëpi individuale dhe 45 apartamente u ndanë nga autoritetet këtë të mërkurë. Përzgjedhja e banesave u bë me short ku morën pjesë anëtarët e familjeve të dëmtuara nga lëkundja sizmike.

 

Advertisement

Jemi shumë të lumtur. Unë mora shtepi 1+1. Procesi ishte shumë i rregullt. Nuk kam asnjë pakënaqësi

 

Banesat janë në përfundim e sipër, ndërsa çelësat të gjitha familjeve të kësaj zone do u dorëzohen pas datës 20 nëntor.

 

Advertisement

Në zonën e Bubqit u dëmtuan 122 objekte, të cilat u shpallën të pabanueshme nga ekspertët e institutit të ndërtimit.

 

I njëjti proces, përmes shortit, pritet të vijojë edhe me banorët e Thumanës si dhe ata në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy