VIDEO/ Bebe Rexha rindërton shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti në Bubq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Bebe Rexha rindërton shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti në Bubq

Përfundojnë punimet e shtëpisë që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha kishte marrë përsipër të ndërtonte pas tërmetit të 26 nëntorit.

Këtë lajm e dha vetë Rexha përmes një postimi në “Instagram”, teksa tregonte se sa shumë ishte gëzuar.

“Shtëpia e parë është ndërtuar! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve për tërmetin në Shqipëri! Faleminderit Monika Kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen në Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë”, ka shkruar Bebe.

Në videon e publikuar nga këngëtarja dallohet banesa e re, ku bie në sy edhe fotografia e këngëtares,në shenjë falënderimi.

Advertisement

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy