Ndahet nga jeta para kohe mjeku i njohur matjan reanimator Shaban Disha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta para kohe mjeku i njohur matjan reanimator Shaban Disha

Mjeku i mirënjohur matjan Shaban Disha është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme këtë të enjte.

Mjeku anastezist-reanimator që punoi për 25 vite në spitalin e Burrelit ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 59 vjeçare.

Ai prej një viti po kurohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.

Doktor Shabani e ka nisur kontributin e tij si mjek i Përgjithshëm fillimisht në Njësinë Xibër ku punoi me përkushtim për disa vite me radhë. Më pas ai do të specializohej në fushën e anestezisë ku për 25 vite punoi si mjek reanimator pranë spitalit të Burrelit në repartin e kirurgjisë.

Advertisement

Në nderim të veprës dhe punës së doktor Shabanit, qindra qytetar morën pjesë në homazhet e zhvilluara pranë spitalit Bashkiak Mat.

Ndërkohë me një mbledhje të jashtëzakonshme Bashkia Mat dhe Këshilli Bashkiak e dekoruan mjekun Shaban Disha me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

Trupi i patjetë i Doktor Shaban Disha do të prehet në fshatin e tij të lindjes Ketë në Xibër.

Ai la pas bashkëshorten dhe katër fëmijë, dy djem e dy vajza.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy