Ndalohet qarkullimi në urën e Bahçallëkut/ Prefektja thirrje banorëve të Shkodrës: Kujdes lëvizjet gjatë natës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndalohet qarkullimi në urën e Bahçallëkut/ Prefektja thirrje banorëve të Shkodrës: Kujdes lëvizjet gjatë natës

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni iu ka bërë thirrje qytetatëve të kenë kujdes me lëvizjet gjatë natës.

 

 

Si pasojë e reshjeve të dendura në këtë qark, janë krijuar problematika serioze.

Advertisement

 

 

Disa familje të izoluara nga uji janë evakuuar ndërsa është ndaluar qarkullimi në urën e re e Bahçallëkut në Shkodër.

 

Advertisement

 

Ura e vjetër është dëmtuar dhe mbetjet e saj po përplasen në urën e re. Për arsye sigurie është ndaluar qarkullimi në të.

 

 

Advertisement

Qarkullimi mjeteve në rrugën kryesore do devijojë nga Varrezat e Dëshmorëve.

 

 

Strukturat e qarkullimit rrugor po marrin masa për devijimin e përdoruesve të mjeteve vetem në segmentin dytësor Shkodër – Vau Dejes – Bushat.

Advertisement

 

 

 

Ushtria dhe forcat e emergjencave civile kanë zbritur në terren për t’iu përgjigjur nevojave prioritare të qytetarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy