Ndaluan makinën në rrugë dhe i kërkuan lekë/ Përjashtohen përfundimisht nga policia dy efektivët (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndaluan makinën në rrugë dhe i kërkuan lekë/ Përjashtohen përfundimisht nga policia dy efektivët (EMRAT)

Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia janë dy inspektorët që janë përjashtuar mbrëmjen e sotme nga radhët e Policisë së Shtetit.

 

Ky vendim është marrë nga drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, pas rastit të denoncuar në media, se dy inspektorët në shpërdorim të plotë të detyrës dhe në shkelje të hapur të etikës dhe të komunikimit, i kanë marrë një shumë parash, me anë të akteve korruptive, drejtuesit të një automjeti që kishte ndaluar në anë të rrugës.  Ata i kërkonin një shumë parash shoferit, për të mos e çuar në komisariat.

 

Advertisement

Po ashtu, AMP ka nisur edhe hetimin penal për dy efektivët e përjashtuar.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë përjashtimin përfundimtar nga radhët e Policisë së Shtetit, të dy punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, inspektorëve Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.

 

Advertisement

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin e thelluar disiplinor, për shkelje të rëndë disiplinore, ndaj specialistit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme, Nënkomisar A. K., si dhe ndaj shefit të Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Nr. 6, Komisar V. I.

 

Njëkohësisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy