Ndarja e mandateve/ PS ka 73 mandate, LSI humbet rëndë, Tom Doshi me 3 mandate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndarja e mandateve/ PS ka 73 mandate, LSI humbet rëndë, Tom Doshi me 3 mandate

Në një kohë që janë numëruar 4780 qëndra votimi nga 5199 gjithsej, Partia Socialistë shkon e sigurtë drejt mandatit të trete qeverises, e vetme dhe pa pasur nevoje të bëjë koalicion.

PS ka të sigurta deri tani 73 mandate ndërsa lufton për të marrë mandate te tjera në qarqet e Durrësit , Elbasanit dhe Tiranës.

Në Durrës ka një garë kokë më kokë me LSI, në Elbasan procesi ka përfunduar por mesa duket për një mandate mes PD dhe {PS do të ketë një beteje ligjore ne KQZ pasi dy forcat janë ndarë nga një grusht votash.

Ndërkohë në Tiranë aktualisht PS ka 18 mandate dhe kërkon të marrë edhe mandatin e 19.

Advertisement

Sa I takon forcave të tjera politike, PD deri tani ka 59 mandate, LS 5 mandate dhe PSD 3 mandate.

Në raport me zgjedhjet e 2017 vihet re një rënie drastike e LSI e cila nga 19 mandate ka shkuar në 5 mandate ndërsa vihet re gjithashtu edhe rritja e madhe e PSD e cila ka 3 mandate.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy