Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani/ Basha: Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani/ Basha: Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, për ndarjen nga jeta të ish presidentit Lulzim Basha.

 

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!” shkruan Basha.

 

Advertisement

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërroi jetë këtë të shtunë në një spital në Gjermani.

 

Prej më shumë se një muaj, ish-Presidenti u tranferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome dhe pësoi vdekje të trurit, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish Presidentin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy