Ndërhyrja në TIMS shqetëson SHBA/ Ambasada amerikane kërkon hetim të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërhyrja në TIMS shqetëson SHBA/ Ambasada amerikane kërkon hetim të shpejtë

Ndërhyrja në sistemin TIMS, jo nga hakerat iranianë, por këtë herë nga vetë zyrtarët e lartë të policisë së shtetit, ka shqetësuar ambasadën amerikane.

 

I ngarkuari me punë në Tiranë ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se në këtë takim është diskutuar në lidhje me këto ndërhyrje që cënojnë të dhënat sensitive.

 

Advertisement

I ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

 

Në lidhje me këtë takim ka reaguar dhe ministri Taulant Balla. Në rrjetet sociale ai shkruan se diskutoi me palën amerikane mbi zbatimin e ligjit dhe për çështje të sigurisë. Ndër të tjera Balla shkruan se duhet një proces vetëpastrimi brenda policisë, por në asnjë rresht nuk përmend skandalin e sistemit TIMS.

 

Advertisement

Në lidhje me këtë skandal u shkarkua pak ditë më parë drejtori i departamentit të teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit, Ervin Muça. Burime bëjnë me dije se ky i fundit kishte urdhëruar vartësit e tij të eksportojnë të dhënat e TIMS në një harddisk të jashtëm. Ishte një nga punonjësit që menjëherë përmes një email vendosi në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ende nuk dihet se cili është dëmi i shkaktuar, por grupi hetimor ka nisur hetimet dhe madje janë sekuestruar disa kompjutera të këtij departamenti.

 

Ervin Muça u emëruar drejtor në këtë departamentin e Teknologjisë dhe Informacionit me zbatimin e strukturës së re të policisë. Ai edhe pse ishte nga jashtë radhët e uniformave blu, me pozicionin e punës mori edhe gradën drejtuese. Më here ai ka qenë edhe te tatimet ku u largua pas skandalit të publikimit të pagave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy