minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari - Struga.info


Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi.

 

Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi G. Sh. kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit, pa lejen e organeve kompetente.

 

Në bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare.

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u shpall në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi G. Sh., 41 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy