Ndodh në Elbasan/ Shkuan për të mbyllur lokalin, klientët dhunojnë policët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndodh në Elbasan/ Shkuan për të mbyllur lokalin, klientët dhunojnë policët

Tre persona, klientë në një lokal në Elbasan, u arrestuan nga policia.

 

Shtetasit Jani  Tafani, 52 vjeç,  Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë, të cilët kishin shkuar në lokalin ku ndodheshin ata për ta mbyllur.

 

Advertisement

Lokali në pronësi të shtetasit R.T. qëndronte i hapur dhe gjeneronte muzikë, pavarësisht se orari i lejuar kishte kaluar.

 

“Në momentin që ka shkuar Patrulla e Përgjithshme për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, shtetasit e lartpërmendur, që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për të penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Advertisement

Pronari i lokalit u gjobit me 1.000.000 lekë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy