Ndotën mjedisin me mbeturina, nën hetim 3 pronarë restorantesh në Llogara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndotën mjedisin me mbeturina, nën hetim 3 pronarë restorantesh në Llogara

Tre administratorë restorantesh në Llogara janë vënë nën hetim nga policia  pasi kanë ndotur mjedisin në duke hedhur mbeturina në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Policia bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që kanë ndotur zonën duke hedhur mbeturina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Procedohen penalisht 3 shtetas (administratorë restorantesh), pasi kanë ndotur mjedisin, duke hedhur mbeturina, në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.  

Advertisement

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar edhe në informacionet e marra se disa shtetas hidhnin në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, mbeturinat e krijuara nga aktivitetet në restorantet që administronin, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mbeturina të ndryshme, që dyshohet se janë hedhur nga administratorët e 3 subjekteve (restoranteve) në zonën e Llogarasë.  

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet proceduralet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e subjekteve, shtetasit B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat”, njofton policia.

Blutë bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë krijuar ndotje në këtë zonë.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për evidentimin e çdo veprimtarie të paligjshme që ndot mjedisin dhe ndëshkimin e shtetasve përgjegjës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy