Ndryshime në Kodin e Familjes/ Shehu i revoltuar: Qeveria kërkon të zyrtarizojë “familjen” homo apo trans

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshime në Kodin e Familjes/ Shehu i revoltuar: Qeveria kërkon të zyrtarizojë “familjen” homo apo trans

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar i revoltuar pas parashikimeve për ndryshime që pritet të bëhen në Kodin e Familjes.

Sipas Shehut, Rilindja po rrezikon fëmijët dhe familjet, duke kërkuar që të realizojë këto ndryshime ligjore.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu thotë ka miratuar në fshehtësi pak ditë më parë:
1-Ndryshimit te “Kodit te Familjes”.
2-Ndryshimit te “Ligjit te Biresimeve”.
3-Miratimit te Ligjit per “Njohjen e Identitetit Gjinor”, etj.

Advertisement

 

Ai thotë se këto ndryshime janë depozituar në Kuvend, të cilat lidhen me dhënien e të drejtës së birësimeve edhe çifteve në bashkëjetesë.

 

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Advertisement

 

Rilindja po rrezikon Familjen dhe Femijet, mbrojtja e tyre nje domosdoshmeri.
Kjo Qeveri ne menyre okulte e graduale kerkon te realizoje ndryshime ligjore qe:
–Godasin Familjen e perbere nga nje burre, nje grua nen martese e me tej me shprese me femije.
–Zyrtarizojne “familjen” homo apo trans seksuale.
–Mundesojne adoptimin e femijeve nga kopje homo e trans seksuale.
–Hapin rruge ndryshimeve te gjinise edhe per femijet.
Kjo eshte pasqyruar ne “Planin Kombetar te Veprimit per Personat LGBT” te miratuar ne fshehtesi pak dite me pare nga Qeveria, qe kerkon te arrihet nepermjet:
1-Ndryshimit te “Kodit te Familjes”.
2-Ndryshimit te “Ligjit te Biresimeve”.
3-Miratimit te Ligjit per “Njohjen e Identitetit Gjinor”, etj.
Disa nga keto ndryshime jane derguar ne Kuvend, te tjera pritet te arrijne.

 

Materialet e depozituara ne Kuvend deri tashti si hap i pare, lidhen me dhenien e te drejtes se biresimeve edhe cifteve ne bashkejetese.
Me hapjen e “portave ne dy kanate” per biresime nga individe “single”, gje qe mund te lejohet vetem per raste te vecanta, te percaktuara ne ligj, etj.
Me tentativat per te zevendesuar fjalet sublime Nene e Baba me ato shifrore, prindi 1 dhe prindi 2.
Keto veprime, si pjese e atij “plani kombetar” jo transparent, vene ne rrezik nocionin e Familjes sone, nocion i Shenjte e historik ky, si baze e shoqerise sone dhe pike e rendesishme e bashkejeteses fetare per ne.

Advertisement

 

Te mbrosh Familjen nuk do te thote te diskriminosh ndokend. Perkundrazi, do te thote te mbrosh te drejtat e Shqerise ne terresi, te femijeve ne vecanti, te mos lejosh diskriminimin e keq perdorimin e tyre.
Sot ne Bote e Europe ka disa modele te “familjes”, e drejte kjo e popujve te ndryshem. Modeli i yne i Familjes, i njejte me ate te shumices se vendeve te tjera Europiane, te BE, Amerikane etj, eshte me solidi, garant i respektimit te te drejtave individuale e universale te shoqerise.

 

Cdo tentative per ta ndryshuar ate, vecanerisht duke vene dore ne Kodin e Familjes, duhet te ndeshet me kundershtimin e opinionit, pavaresisht vullneteve te Rilindjes.
Pa asnje dyshim PD, qe ne statutin e saj ka te vendosur qarte mbrojtjen e Familjes, nuk do te lejoje te tilla ndryshime ne Ligj e Kod, te cilat nuk mund te realizohen pa votat tona.
Jam i bindur se dhe shumica e deputeteve te maxhorances nuk do te pranoje te tilla deformime te parimeve baze, mbi te cilat mbeshtetet Familja e Shoqeria jone.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy