Ndryshime në kriteret dhe shpërblimet për sportistët/ Kushi: Briken Calja do të vlerësohet si kolegët e tij nëpër botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshime në kriteret dhe shpërblimet për sportistët/ Kushi: Briken Calja do të vlerësohet si kolegët e tij nëpër botë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka bërë me dije se në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme janë miratuar disa ndryshime për kriteret dhe shpërblimet e sportistëve.

 

Ajo tha se tashmëë, sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, e jo vetëm për 2 gara siç ka qenë më herët. Kushi nënvizoi se nga këto miratime përfiton edhe kampioni i peshëngritjes Briken Calja, i cili do të vlerësohet si të gjithë sportistët e tjerë nëpër botë

 

Advertisement

“Kemi lajme të mira për sportistët elitarë, që ngrenë lart flamurin tonë kuqezi në arenën ndërkombëtare. Kemi miratuar disa ndryshime në kriteret dhe shpërblimet për sportistët. Qëllimi është t’i motivojmë sa më shumë e t’i krijojmë mundësi për të ushtruar sportin. Ndryshimet që bëmë sot janë në përputhje me detyrimet tona qeveritare. masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve. Në mënyrë të veçantë dua të ndalem te peshëngritja, sepse për herë të parë sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, sepse me vendimin e mëparshëm ata shpërbleheshin vetëm për 2 garësh. Sportistët elitarë do të shpërblehen njësoj. Edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë të trajtohen sipas këtij vendimi. Do të thotë që Briken Calja do të vlerësohet si sportistët e tjerë botërorë, me këtë motivim do të na nderojnë”, tha Kushi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy