Ndryshimet në qeveri, reagon Basha: Qeveria e damkosur nga SPAK nuk do t’i shpëtojë drejtësisë me tubime partiake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshimet në qeveri, reagon Basha: Qeveria e damkosur nga SPAK nuk do t’i shpëtojë drejtësisë me tubime partiake

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me ndryshimet që pësoi kabineti qeveritar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

 

Basha shprehet se këto lëvizje të Ramës, nuk do të mund të shpëtojnë qeverinë e tij nga problemet me drejtësinë dhe korrupsionin.

 

Advertisement

“Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve”, shkruan ai.

 

Në të njëjtën kohë, kryedemokrati kërkon që drejtësia të vijojë të ndëshkojë të korruptuarit, pa u ndikuar nga presioni politik.

 

Advertisement

“Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës”, shkruan ai.

 

Më herët, lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar reagoi edhe kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit i quajti këto ndryshime si makiazh për korrupsionin e qeverisë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy