Ndryshon sërish Kodi Rrugor, Balla: Ashpërsohen ndëshkimet, sidomos për ata që kryejnë shkelje pranë shkollave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshon sërish Kodi Rrugor, Balla: Ashpërsohen ndëshkimet, sidomos për ata që kryejnë shkelje pranë shkollave

Ndryshime të reja në Kodin Rrugor për të ndëshkuar të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos në rastet kur shkeljet ndodhin në zonat urbane apo pranë institucioneve ku ka lëvizje të madhe qytetarësh.

Ishte vetë ministri i Brendshëm që paralajmëroi këto ndryshime nga spitali i Durrësit ku ai vizitoi efektivin e policisë që u godit nga një mjet teksa po kalonte vijat e bardha.

 

TAULANT BALLA

Advertisement

MINISTER I BRENDSHEM

 

Ne jemi duke përgatitur propozime të reja për ndryshime të reja në Kodin Rrugor sepse e vërteta është që nuk mund të përballohet dot një situatë e tillë e sigurisë rrugore pa rritur ndëshkimet për të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Shumë shpejt ne do ti bëjmë publike propozimet tona.

 

Advertisement

Balla shtoi se të njëjtat masa ndëshkuese do të propozohen edhe të gjithë ata që shkelin rregullat e Kodit Rrugor pranë institucioneve arsimore.

 

Pa harruar këtu çështjen e perimetrit të sigurisë në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, sepse dikush që ecën me shpejtësi brenda perimetrit të një shkolle ai nuk mund të ndëshkohet njëlloj si në një rrugë normale. nga eksperienca e të gjitha vendeve e dini mirë që një vepër penale e karakterit të shkeljes së sigurisë rrugore ndëshkohet me dyfish nëse ajo ndodh pranë një shkolle.

 

Advertisement

Kodi Rrugor i është nënshtruar disa herë ndryshime ku për disa shkelje wshtw vendosur që të dyfishohet masa administrative.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy