“Në 30 prill të vijë edhe Basha”/ Kaso: “Rithemelimi” po përgatit Kuvendin e bashkimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Në 30 prill të vijë edhe Basha”/ Kaso: “Rithemelimi” po përgatit Kuvendin e bashkimit

Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në datën 30 prill dhe Komisioni i Rithemelimit ka ftuar të jenë pjesë e tij edhe ish-kryetarin Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajn, i cili për ta është thjesht kryetar i grupit parlamentar.

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso shpjegon se ky është Kuvendi i bashkimit, duke ftuar  çdo demokrat të jetë pjesë e procesit të riorganizimit të Partisë Demokratike.

 

Advertisement

“Thirrja për Kuvendin e 30 prillit, është e hapur për të gjithë demokratët. Nuk ka një Kuvend të 30 prillit të Komisionit të Rithemelimit ose të mbështetësve të Komisionit të Rithemelimit. I tillë ishte edhe Kuvendi i 11 dhjetorit, në të cilin thirrja ishte e hapur për cilindo demokrat dhe i tillë është edhe Kuvendi i madh i bashkimit i datës 30 prill. Askush nuk përjashtohet, gjithkush do të vlerësohet, por nëpërmjet një mekanizmi të vetëm dhe mekanizmi i vetëm legjitim i cili mund t’i bashkojë demokratët është vota e lirë e demokratëve. “

 

Aktualisht, PD është në fazën e zgjedhjes së kryetarëve të degëve, proces në të cilin janë bërë pjesë edhe demokratë që deri në 6 mars mbështetën Lulzim Bashën, edhe pse procesi i bashkimit ende ka sfida.

 

Advertisement

“Pjesa më e  madhe e tyre është  përfshirë në garën për zgjedhjet e seksioneve, grup seksioneve, kryesive të degëve, krerëve të degës dhe në një pjesë të tyre jo vetëm kanë marrë pjesë, por edhe kanë fituar. Kështu që është ende një proces në vijim, i cili ka vështirësitë e veta sigurisht, por kemi parë një prirje pozitive dhe shpresojmë që përpjekjet e vazhdueshme, thirrjet e vazhdueshme për të marrë pjesë çdo demokrat në garën legjitime për përzgjedhjen e organeve të PD t’i përgjigjen çdo ditë e më shumë secili demokrat, i cili ka kontribute në parti dhe të jetë i sigurt se kontributet nëpërmjet votës do të vlerësohen.”

 

Kuvendi i 30 prillit ështe i dyti që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zhvillojnë pas çarjes së fortë që solli vendimi i Bashës për përjashtimin e liderit historik të Partisë Demokratike. Nëse në 11 dhjetor Berisha tregoi se kishte shumicën përballë Lulzim Bashës, në 30 prill sfida e tij është për të bashkuar Partinë Demokratike e për ta udhëhequr drejt betejës së ardhme të zgjedhjeve lokale.

 

Advertisement

Pavarësisht ftesave, ka pak gjasa që në kuvendin e 30 prillit të shkojnë qoftë lulzim basha, qoftë Enkelejd Alibeaj apo edhe disa prej deputetëve që kërkojnë largimin e Berishës, duke e bërë procesin e bashkimit, një proces më së paku të vështirë.

 

Por pavarësisht sa demokratë qëndrojnë jashtë këtij procesi, rruga e PD duket e përcaktuar. Në Kuvendin e 30 prillit zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar, i cili zgjedh më pas kryesinë e re, nënkryetarët e rinj dhe sekretariatin duke ndryshuar të gjithë kupolën drejtuese të PD.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy