Në burg për inceneratorët, ish-ministri Lefter Koka kërkon masë më të lehtë sigurie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në burg për inceneratorët, ish-ministri Lefter Koka kërkon masë më të lehtë sigurie

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”  në një masë më të lehtë.

 

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Advertisement

SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit Koka për dosjen e inceneratorit në Elbasan.

 

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy