Në gjendje koma pas arrestimit? Policia sqaron ngjarjen: Gjendja e tij është përmirësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në gjendje koma pas arrestimit? Policia sqaron ngjarjen: Gjendja e tij është përmirësuar

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin e raportuar në media, ku u pretendua se një i arrestuar ka përfunduar në gjendja koma.

 

Policia sqaron se gjendja shëndetësore e të riut është përmirësuar. Gjithashtu, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për vjedhje, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë.

 

Advertisement

Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

 

Policia njofton se i riu është arrestuar që në datë 12 prill të këtij viti dhe dy ditë më pas ka shfaqur probleme shëndetësore, teksa ndodhej në Bllokun e Sigurisë.

 

Advertisement

“Më datë 12.04.2023, është arrestuar shtetasi J. R., për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (Për këtë arrestim është dhënë njoftim për shtyp me datë 13.04.2023).

 

Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

 

Advertisement

Me datë 15.04.2023, ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Me datë 16.04.2023, pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe ky i arrestuar është dërguar në IEVP-313, Tiranë. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, policia sqaron se e ëma e djalit të arrestuar ka bërë një kallëzim në lidhje me trajtimin shëndetësor të djalit të saj.

 

“Më datë 30.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja P. R., (nëna e të arrestuarit) e cila ka ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj”, njofton policia.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, policia ka marrë dëshmi të stafit mjekësor dhe atyre të burgut, si dhe ka siguruar kartelën shëndetësore të të arrestuarit. Rasti do të vlerësohet nga Prokuroria e Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy