Në qershor hiqen qeset plastike/ Prodhuesit: Qeveria të mbrojë mln eurot që kemi investuar 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në qershor hiqen qeset plastike/ Prodhuesit: Qeveria të mbrojë mln eurot që kemi investuar 

Brenda muajit maj të këtij viti, qeveria angazhohet të heqë qeset plastike mbajtëse nga përdorimi.

 

Kjo nismë vjen prej shqetësimit të krijuar për ndotjen që ato shkaktojnë në mjedis, pasi pjesa më e madhe përfundojnë në lumenj, vendepozitime të hapura, landfille apo inceneratorë.

 

Advertisement

Sipas shifrave të Ministrisë së Mjedisit, mesatarisht një person përdor rreth 3 qese në ditë, që përkthehet në total ne afro 3.2 mld qese në një vit.

 

Përdorimi i tyre sot shihet si i pashmangshëm nga blerësit, por ata bëjnë thirrje që të ketë vullnet për zëvendësimin me trasta apo qese prej letre.

 

Advertisement

 

Por komuniteti i biznesit që prodhon, importon dhe tregton qese plastike shpreh rezerva për projektligjin, që është ende në diskutim. Ata kërkuan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese që propozimet të merren parasysh, me qëllim që investimet në miliona euro të bëra nga 27 kompani që operojnë në këtë treg, të mos hidhen poshtë.

 

VULLNET HAKA

Advertisement

BASHKIMI I PRODHUESVE SHQIPTARE

 

“Qeset shumë përdorimshe të kenë peshë 50 mikron që të kenë interes për tu ricikluar; Qeset në përdorim të vijnë vetëm si produkt riciklimi (të jemi vendi i parë në Evropë në këtë sfond); Prodhuesit e plastikës të kenë cikël riciklimi në kompanitë e tyre.”

 

Advertisement

Sipas draftit të qeverisë, pas 1 qershorit përdoruesit e qeseve plastike do gjobiten me 30-100 mijë lekë, ndërsa bizneset që importojnë qese plastike do të penalizohen me 1-1.5 milionë lekë gjoba.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy