
Sërish nuk ka një vendim për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva e akuzuar per spiunazh ne vendin tone.
Gjyqi është shtyrë për në 4 prill ora 14:00, pasi mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me konkluzionet përfundimtare në gjuhën ruse. Edhe pse seanca e sotme zgjati rreth 2 orë nuk pati një vendim. Në pamjet e fiksuara në nisje të seancës gjyqësore rusja shfaqet shumë e qetë.
Ajo është parë duke lexuar një sërë dokumentesh të sjella nga avokati i saj mbrojtës. Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por ajo ka kërkuar azil në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta.
Kujtojmë se blogerja ruse u ndalua ne gusht të viti të shkuar pas tentativës për të hyrë në uzinën ushtarake në Çekin të Gramshit teksa shoqërohej nga një bashkëkombas tjetër dhe një Ukrainas.