minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Në shkurt nis puna për pjesen veriore të Unazës për të 7 lotet/ 570 objekte pa leje - Struga.info


Në shkurt nis puna për pjesen veriore të Unazës për të 7 lotet/ 570 objekte pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në shkurt nis puna për pjesen veriore të Unazës për të 7 lotet/ 570 objekte pa leje

Brenda muajit shkurt të këtij viti pritet të nisë puna për 7 lotet të pjesës veriore të Unazës në kryeqytet.

 

Lajmin e ka bërë të ditur, Evis Berberi, Drejtori i Autoritetit Rrugore, i ftuar në studion e E-ZONE. Ai theksoi se janë identifikuar 684 objekte që preken nga gjurma e unazës ndërsa nënvizoi se 570 nga këto objekte, janë pa leje.

 

Advertisement

“Puna do të filloj brenda muajit shkurt të këtij viti, në të 7 lotet. Ne kemi marrë masat që të bëjmë dorezime të pjesshme të sheshit të ndërtimit që kompanitë të fillojnë punimet. Një afat maximal për përfundimin e të githë segmenteve të Unazës është 21 muaj

Ne kemi filluar procesin e identifikimit të objekteve që do të preken nga zbatimi i ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë. Që në muajin shtator ne kemi dalë në tërren, kemi bërë identifikimin, dhe njoftimin e banorëve të cilët preken nga këto zhvillime.

 

Janë identifikuar 684 objekte që preken nga gjurma e Unazës nga këto 114 janë më certifikata pronësie dhe 570 janë në process legalizimi, por që me daljen e lejes së zhvillimit, Hipoteka ka filluar të bëjë njoftimin e atyre që legalizohen apo jo për shkak të zhvillimeve të reja”, tha Berberi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy