“Në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë”/ Kim: Gënjeshtër e krijuar nga Rusia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë”/ Kim: Gënjeshtër e krijuar nga Rusia

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mohuar që në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë.

 

Duke e cilësuar një gënjeshtër të Rusisë, Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Advertisement

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata.”

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i quan lajmet e tilla, gënjeshtra të krijuara nga Moska, me qëllim heqjen e vëmendjes nga e vërteta.

 

Advertisement

“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy