Negociatat/ Kryeministri Rutte tregon pse Holanda ndryshoi qëndrim ndaj Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat/ Kryeministri Rutte tregon pse Holanda ndryshoi qëndrim ndaj Shqipërisë

Holanda, një nga vendet skeptike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tashmë renditet ndër vendet që i japin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave. Kryeministri holandez Mark Rutte, në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën në Tiranë, ka treguar arsyet pse pse vendi i tij ndryshoi qëndrimin ndaj Shqipërisë.

 

Ai u shpreh se shpreson që me zgjedhjet në Bullgari të zgjidhet dhe ngërçi me Maqedoninë, duke i hapur rrugë procesit të integrimit për Shqipërinë, ndërsa shtoi se në rajon se ka një influencë në rritje të Kinës dhe të Rusisë.

 

Advertisement

“Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë në këto 2 vite në luftën kundër krimit të organizuar. E kemi diskutuar edhe në takimin dypalësh për forcimin e bashkëpunimit. Të gjithëve na duhet të bëjmë shumë punë, por progresi që është arritur në 5 vite e fundit ka qenë aq i madh sa bëri të mundur për ne që të themi “Po”. Ne duam që ky rajon të ketë perspektivën e Bashkimit Europian, sepse jemi miq, fqinjë dhe sepse të tjerët jashtë rajonit mund të kenë të tjera qëllime. Pra ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike për ta bërë një gjë të tillë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy