Negociatat me Bardhin, Berisha: Nuk kam dhe nuk pranoj kushte nga pala tjetër. Hapje e plotë dhe totale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat me Bardhin, Berisha: Nuk kam dhe nuk pranoj kushte nga pala tjetër. Hapje e plotë dhe totale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, kryetarët e partive jo parlamentare.

 

Teksa futej në seli, Berisha u pyet nga gazetarët për negociatat që do të zhvillohen me grupin e Enklejd Alibeajt.

 

Advertisement

Berisha u shpreh se nuk kanë kushte, por është i hapur për bisedime. Teksa theksoi se nuk do të pranojë as nga pala tjetër kushte, si edhe s’do të heqë dorë nga primaret.

 

“As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë të propozojë të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet e ekzistencës së kësaj force. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy