Negociatat për Presidentin/ Saimir Korreshi: Pala tjetër e PD t’i sjellë qëndrimet në takim jo në deklarata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat për Presidentin/ Saimir Korreshi: Pala tjetër e PD t’i sjellë qëndrimet në takim jo në deklarata

 

Deputeti Demokrat Saimir korreshi ka kërkuar nga kolegët e ‘Rithemelimit’ t’i sjellin qëndrimet e tyre në lidhje me zgjedhjen e Presidentit në tavolinën e diskutimit jo në deklarata për shtyp.

 

I ftuar në ‘Vizion Plus’ Korreshi mohoi që diskutimet për Presidentin e ri të jenë një lojë e Ramës siç e konsideron ‘Rithemelimi’.

Advertisement

 

Për pjesmarrjen në takimin e ditës së sotme Korreshi tha se kishte marrë një ftesë dhe ftesat do të dërgohen edhe për takimet e ardhshme.

 

 

Advertisement

“Kreu i grupit Parlamentar të PD, Alibeaj, ftesën ia ka bërë çdo depouteti për të qenë pjesë e tavolinës së diskutimit ditën e sotme. Dhe me sa u tha sot ftesat do të vijojnë edhe në diskutimet e ardhshme.

 

Pala tjetër duhet të jetë prezente në këto diskutime, qëndrimet e tyre të mos i bëjnë në deklarata por të vijnë prezentë në seli.

 

Advertisement

Nuk ka asnjë lojë të Edi Ramës.

 

Nëse ata do të pranojnë një nga emrat që ne propozojmë kjo do të vërtetojë që nuk është lojë.

 

Advertisement

Nëse do të ishtë Visar Zhiti, unë do ta votoja por edhe kushdo të jetë tjetër me figurë të pastër e dinjitoze unë do ta votoja.” – tha Korreshi

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy