Nën hetim për 137 kg kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg biznesmenin Gentian Malindi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nën hetim për 137 kg kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg biznesmenin Gentian Malindi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj biznesmenit Gentian Malindi. Ky i fundit ankimoi vendimin dhe kërkoi ndryshim të masës së sigurisë në “detyrim paraqitjeje”.

 

Gentian Malindi akuzohet si porositës i 137 kg kokaine nga Ekuadori dhe është gjykuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Advertisement

Në bazë të gjykimit të shkurtuar, biznesmeni, Gentian Malindi është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg.

 

Gjykata ka vendosur që biznesmeni të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy