Nëna hodhi fëmijën në lumë, psikologia në “7pa5”: Në raste të tilla janë bashkëpunëtor njerëzit më të afërt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëna hodhi fëmijën në lumë, psikologia në “7pa5”: Në raste të tilla janë bashkëpunëtor njerëzit më të afërt

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tapizë të Krujës, ku një nënë hodhi në lumë fëmijën e saj menjëherë pas lindjes.

42-vjeçarja Leta Koçi lindi në kushte shtëpie, teksa ka dyshime se për ngjarjen e rëndë është ndihmuar nga familjarët e saj.

Ndërkohë, për të folur për këtë temë, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ishte e ftuar psikologia Helena Halilaj.

Ajo tha  se në raste të tilla bashkëpunëtorë janë njerëzit më të afërt, teksa theksoi se rrethanat e familjes mund të jenë shumë të vështira.

Advertisement

“Ne e dimë që në raste të tilla janë bashkëpunëtor njerëzit më të afërt. Ajo çfarë është e rëndësishme është se cilat janë këto situate kaq traumatike që po ndodhin në shoqërinë tonë që po e mbysin dhe median me lajme të tilla. Gjithsecili nga ne nëse do të ishte në rrethanat e tyre, ndoshta do kishte bërë të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh nga këtu dhe është shumë e vështirë të jesh aty. Ne nuk e dimë cili ka qenë raporti i zonjës me bashkëshortin”, tha Halilaj, teksa komentoi edhe lajmet se bëhet fjalë për një marrëdhënie jashtëmartesore.

“Këtu aludohet për një marrëdhënie jashtëmashtesore. Ajo çafrë është për t’u diskutuar fort në media është që shpesh flitet për imoralitet ndaj figurave publike, por pjesa më e madhe e imoralitetit vjen nga zonat rurale. Këtu fillojnë pikëpyetjet çfarë është moral apo imorale.

Ajo ka patur partnerin në krim, ose bashkëudhëtar në këtë vështirësi të kësaj që tregon se brenda kësaj familjeje ka një lloj pranimi të përbashkët. Ka një mungesë informacioni, ose ndoshta një lloj ligësie të të dyja palëve të cilat në kushtet në të cilat tanë nuk kanë mbetur më njerëz.

Unë mendoj që kjo familje nuk komunikon në brendinë e saj as fizikisht, nuk ka atë dashurinë e përbashkët. Ne duhet ta kuptojmë edhe pak situatën e tyre. Ajo fëmër nëse do të kishte një fëmijë jashtëmartesor ajo do të quhej imorale në zonë”, tha psikologia. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy