Nënkomisari i dehur shkakton aksident dhe kundërshton kolegun, arrestohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nënkomisari i dehur shkakton aksident dhe kundërshton kolegun, arrestohet

Arrestohet në flagrancë nje punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë.

 

Nënkomisar M.S., akuzohet për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “ Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Advertisement

Arrestimi u krye pasi punonjësi i policisë, duke drejtuar automjetin me targa AB 811 CE në gjendje të dehur, ka goditur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe mjetin e tij. Gjithashtu, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të Seksionit “Shqiponja” gjatë shoqërimit të tij.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e specialistëve të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë janë kryer veprimet proceduriale duke kryer arrestimin në flagrancë të Nënkomisar M. S., me detyrë Specialist për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 242, 273 dhe 291 të Kodit Penal.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy